Dyshja shqiptare e Terek Groznit vazhdon te jete e pandalshme ne Rusi. Bekim Balaj shënoi një dopiete ne fitoren 4-1 qe skuadra Cecene arriti ne fushën e Ural ne javën e 12 te kampionatit rus, ndërsa Odise Roshi dhuroi nje asist per shkodranin, ndërsa ishte protagonist i golit te trete. Edhe pse vendasit gjeten shpejt avantazhin qe ne minutën e 11 me penallti, shkodrani Balaj arriti te ktheje gjithçka ne baraspeshe dy minuta nga fundi i pjesës se pare, ndërsa përfitoi nga një top i kthyer prapa te portieri kundërshtar, i cili gaboi ne përpjekje per ta larguar atë. Me fillimin e pjesës se dyte ne minutën e 56 ne nje kundërsulm te shpejte Odise Roshi ishte i papërmbajtshëm ne krahun e djathë, duke dhuruar ne fund nje top te Balaj, i cili e kishte mjaft te thjeshte per te çuar topin ne rrjete. Me ketë dopiete Balaj kaloi ne kuotën e 6 golave per kete sezon me fanellën e Terekut. Ndërkohe ne nje dominim total tre minuta me vone ishte përsëri Roshi, i cili arriti te bënte gjithçka ne krahun e djathte dhe pas nje krosimi brenda zonës, ishte Dinga qe ne përpjekje per te larguar topin e çoi ate drejt rrjetës. Fieraku me pas u zëvendësua ne minutën e 72, ndërsa Balaj u largua 7 minuta nga fundi. Me ketë fitore çeçenet e Terek kapin zonën e europes ne renditjen e përgjithshme, teksa tashme jane ne vend te katërt ne kuotën e 21 pikëve, po aq sa Cska e Moskës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *