Subscribe

Shqipëria starton sot nga “Loro Boriçi” i Shkodrës fushatën e eliminatoreve te botërorit Rusi 2018. Ne takimin e tyre te pare te vlefshme per Grupin G përballe është nje skuadër e lehte ne letër si Maqedonia, por qe gjithmonë u ka nxjerre probleme kuqezinjtë ne historinë e takimeve mes tyre. Edhe këtë here tekniku De Biasi do te luaj me skemën qe kualifikoi Shqipërinë ne finalet e evropianit 4-1-4-1 ndërsa pritet te kete surpriza ne formacion. Ne porte do te jete Etrit Berisha ndërsa ne prapavije Agolli dhe Hysaj nga krahët ndërsa ne qendër te mbrojtjes Mavraj, Gjimshiti. Regjisori i skuadrës është Kukeli i mbështetur nga dy lojtare tepër te forte si Abrashi dhe Taulant Xhaka. Ne krahët e mesfushës ka surpriza me Gashin ne te djathte dhe Jahmir Hyka ne te majte. Ndërsa sulmi i besohet përsëri Armando Sodikut. Nga stoli i rezervave priten ta nisin Memushaj, Basha apo Kace, Lila dhe Roshi. Takimi do te luhet ne orën 20-45 dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh turq me kryesor Hysein Gocek. Ndërkohe ndeshjen e pare historike luan edhe Kosova ne Grupin I përballe Finlandës. Federata Kosovare e Futbollit ka mare përgjigje pozitive per aktivizimin e Milot Rashices dhe Amir Rahmani ndërsa skuadra pritet te jete akoma me e forte me afrimin edhe te Alban Mehes, Valon Berisha e Herolind Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *