Edicioni I 21 vjen me lajme të vjetra dhe te reja..

Është e ditur tashmë lista e atyre që pretendojnë trofeun, kombëtaret e mëdha si Brazili me yje si Nejmar, Kutinjo dhe Gabriel Jesus,, Gjermania mbajtëse e trofeut dhe skuadër turneu, Argjetina e Leo Messit për të cilin është shansi I fundit për trofeun e vetëm të madh që I mungon në karrierë, Franca e shumë talenteve, Spanja gjithashtu por edhe Anglia dhe Portugalia kampione europe. Kuotat e basteve japin për favorite 5 herë kampionet e botës se brazilit me koecifetin 5, më pas vijnë pancerat me diference te vogel 5.75, e më pas Spanja, Franca dhe Argjentina.

Por në këtë botëror nuk mungojnë edhe risitë. Dy janë përfaqësueset që debutojnë për herë të parë në një botëror, Panamaja dhe Islanda, ndërkohë që nuk mund të mos bëjë përshtypje një atmosphere e botërorit pa Italinë 4 herë fituese të kupës së botës, Holandën 3 here finaliste, Kili fitues në fuqi I kupës së amerikës, Kameruni fitues I kupës së afrikës, Shba, fitues I Golden Cup që jepet për amerikën qëndrore dhe veriore.

Nëse do të rëndisim një tjeter risi padiskutim do të përmendnim edhe sistemin Var, I cili do të aplikohet për herë të parë në një eveniment kaq madhor për të shuar dilemat dhe polemikat e medha ndër dekada sa I takon rasteve të diskutueshme.

Rusia ka ndërtuar infrastrukturë moderne sa i takon stadiumeve të botërorit për një eveniment që shoqerohet me masa të forta sigurie për shkak të rrezikut nga terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *