E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rusët “tërbohen” me Ramën, deklarojnë: Luftë e re në Ballkan!

Mediat ruse paralajmërojnë luftë në Ballkan nëse Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen për të formuar “Shqipërinë e Madhe”.

 

“Russian Today”, “Spuntik News” dhe disa portale të tjera në Rusi kanë shkruar një seri shkrimesh duke interpetuar deklaratën e kryeministrit Shqiptar Edi Rama për gazetën Politico. Në këtë intervistë Rama deklaroi se një alternativë e mundshme bashkimi me disa vende në rajon do të mund të merrte jetë nëse Europa do ti mbyllte dyert Ballkanit Perëndimor. “Europa ka nevojë për rajonin, po aq sa rajoni ka nevojë për Europën , – deklaroi ndër të tjera Rama në këtë intervistë.

 

Reklamë

Në përgjigje të këtyre komenteve RT ka intervistuar Aleksandar Vucic i cili tha se kjo do të jetë një ëndërr e shqiptarëve. Ai shtoi se nëse ai do të kishte bërë një deklaratë të tillë, Brukseli do të kishte reaguar shumë më ashpër nga sa ndodhi në rastin e Shqipërisë.

 

Ndërkohë, Aleksandar Vulin, pjesë e kabinetit qeverisës në Serbi, deklaroi se një tjetër luftë mund të shpërthente nëse do të ndodhte një gjë e tillë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë