Armëpushim 36 orësh i propozuar nga presidenti rus Vladimir Putin me rastin e Krishtlindjes Ortodokse nuk ka funksionuar. Luftime janë raportuar përgjatë vijës së parë të frontit në Bakhmut dhe qytete të tjera në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

 

 

 

Forcat ruse kanë bombarduar zonat e banuara në Kherson dhe Kramatorsk, ndërsa ato ukrainase janë përgjigjur me sulme në Kremina.

 

 

 

Gjithashtu një dron ukrainas është raportuar i rrëzuar në Krime pranë bazës së Sevastopolit nga ushtria ruse. Ministria e mbrojtjes në Moskë tha se trupat e saj filluan të respektojnë armëpushimin nga mesdita e të premtes përgjatë gjithë linjës së kontaktit, por nënvizoi se Ukraina ka vazhduar të bombardojë zonat e populluara dhe pozicionet ushtarake.

 

 

Ndërsa Kievi zyrtar deklaroi dje nuk do ta respektojë armëpushimin pasi Moska planifikon të përdorë armëpushimin për të ndalur ofensivën në Donbas dhe për të tërhequr ushtarë dhe pajisje shtesë në vijën e frontit.

 

 

Pavarësisht se të dyja palët nuk e kanë respektuar armëpushimin, artikulimi i tij pas dhjetë muajsh luftime mund të jetë një kthesë as i përket luftës.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *