E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rusët kundërshtojnë vaksinimin kundër COVID

Rreth 42% e qytetarëve rusë nuk pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19, edhe nëse do t‘u duhet të lëvizin jashtë vendit. Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundi i cili shpjegon edhe ritmin e dobët të programit të inokulimeve në Rusi.

 

Sondazhi i kryer nga qendra kërkimore e kompanisë së rekrutimit Superjob, tregon se shumë se dy të pestat e njerëzve, nuk dëshirojnë të injektojnë vaksinën anti Covid. Vetëm një në pesë rusë, deklaruan se do pranonin të vaksinoheshin nëse do kjo është mënyra e vetme për të udhëtuar jashtë vendit.

 

Reklamë

Në fund të prillit, zv.kryeministrja Tatyana Golikova tha se më shumë se 11.1 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të një vaksine Covid-19, me 6.8 milion të inokuluar plotësisht.

 

Autoritetet e vendit nuk lëshojnë rregullisht të dhëna, por shifrat e fundit të grumbulluara në faqen jozyrtare sugjerojnë që rezultati aktual i njerëzve që kanë marrë të dyja dozat tani është rreth 9.8 milionë.

 

Rusia ka aprovuar tre vaksina vendase Covid-19, me Sputnik V që është më i njohuri. Vaksina tani është regjistruar në 66 vende, pasi së fundmi ka kaluar testet edhe në Ekuador.

Vazhdo të lexosh

Reklamë