E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rumania nuk do të përdorë vaksinën AstraZeneca tek njerëzit mbi 55 vjeç

Qeveria rumune mori dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19, të cilën vendosi t’ua japë vetëm qytetarëve nën moshën 55 vjeç, si në vendet e tjera të Evropës. 

 

Reklamë

81,600 doza mbërritën në Rumani, nga 600,000 që pritet të marrë në total në shkurt.

Autoritetet shëndetësore ia atribuan kufirin e moshës mungesës së të dhënave. 

 

“Kjo nuk do të thotë që AstraZeneca nuk jep rezultate për njerëzit mbi moshën 55 vjeç, por pak njerëz në këtë grupmoshë morën pjesë në provat klinike“,  Valeriou Georgita, kreu i fushatës së vaksinimit.

Vaksina, e zhvilluar nga kompania britanike-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, është në qendër të një debati shkencor në lidhje me efektivitetin e saj tek njerëzit e moshuar.

 

Kjo është vaksina e tretë e aprovuar nga BE pas atyre të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna .

Vazhdo të lexosh

Reklamë