E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rumania merr presidencën e BE, Shqipëria pret çeljen e negociatave

Rumania mori presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian. Është hera e parë që Rumania mere drejtimin nën moton “Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane”.

 

Momente kyçe të presidencës rumune do të jenë largimi i Britanisë së Madhe nga unioni i planifikuar më 29 mars si dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në muajin maj.

 

Reklamë

Pa dyshim një moment i rëndësishëm për presidencën rumune është dhe çelja e negociatave për Shqipërinë dhe rrugëtimi I integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor.

 

Një tjetër sfidë gjatë kësaj presidence mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës i cili pritet të finalizohet gjatë kësaj presidence, të kryesuar nga Rumania, një vend i cili ende nuk e njeh Kosovën si shtet.

 

Në një intervistë për mediat gjermane, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se “qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë Bashkimin Europian.

 

 

Më shumë video

Reklamë