Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker është shprehur skeptik mbi marrjen e Presidencës  së Bashkimit Europian nga Rumania.

 

Sipas mediave gjermane Juncker është shprehur se edhe pse qeveria e Bukureshtit është përgatitur mirë teknikisht, ajo ende nuk e ka kuptuar se çfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE.

 

“Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së”

 

Romania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga periudha e anëtarësimit në vitin 2007 në bllok.

 

Por sipas presidetnit të KE, problemet e brendshme të Rumanisë e vënë në dyshim ruajtjen e unitetit të BE.

 

“Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit”

 

Në nëntor, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *