Subscribe

1/3  e deputetëve që Lulzim Basha përzgjodhi në vitin 2017 nuk e kanë kaluar dot vetingun  e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike.

Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa vendosën të skualifikojnë 163 emra nga listat e kandidateve për deputet, mes të cilëve edhe anëtarë të grupit parlamentar.

 

Lista finale e kandidatëve nuk është bërë ende publike, por mësohet Se komisioni ka vlerësuar se dy politikane te promovuar nga Lulzim Basha; Ervin salianji dhe Endri Hasa nuk duhet të garojnë në emër të PD në 25 prill.

 

Gjithashtu komisioni ka skualifikuar nga lista e kandidateve për deputet; Romeo Gurakuqin, i cili në 2017 ishte i pari në Shkodër, Izmina Ulqinakun në Shkodër, Lindita Metaliaj që u zgjodh deputete në Lezhë, Nadire Mecorapaj që u zgjodh në Vlorë, Fatbardha Kadiu në Durrës.

 

Më herët ishte anëtarësia, e cila refuzoi disa prej ish-deputetëve dhe ish-kryetareve të bashkisë, duke filluar nga Klevis Balliu, Hekuran Hoxholli, Astrit Veliaj dhe kryebashkiakët e Tropojës , Kukësit dhe Pogradecit.

 

Sipas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike të gjithë emrat e skualifikuar nuk do të jenë kandidatë për deputet, por do të jenë pjesë e trupës, me të cilën PD do të qeverisë vendin.

 

Procesi i përzgjedhjes së kandidateve nga anëtarësia realizohet për herë të parë nga një parti politike. Fillimisht anëtarët e PD propozuan rreth 3600 kandidatë, por pas vlerësimit nga komisioni dhe votimet në të gjithë degët e partisë, lista finale ka 326 kandidate.

 

Megjithatë ky nuk është fundi i procesit për përgatitjen e listës; si zakonisht lista finale e partisë demokratike do të miratohet në fillim të muajit mars atëherë kur është edhe afati i fundit i përcaktuar nga kodi zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *