Subscribe

Është anëtar i kryesisë, është deputet, ish-ministër, një prej zërave me te fuqishëm ne Partine Demokratike, Genc Ruli, gjykon se demokratet duhet te shkojnë ne zgjedhjet e ardhshme, vetëm me aleatet tradicionale. Tashme qe era e fushatës elektorale per zgjedhjet e ardhshme ka filluar te ndihet dhe projektimi i koalicioneve është bere pjese e artikulimit te liderëve politike, për Rulin opozita ka vetëm nje rruge per fitoren, rruge ku partia e udhëhequr nga Ilir Meta, nuk ka vend.

Unë se di kush e ka shtruar çështjen për koalicion, dua te them për me tepër PD është nje force politike historike, ne pushtet ka ardhur dhe është mbajtur ne pushtet me votën qe ka marre nga elektorati i saj dhe per me tepër ne kete komplikim, po e quaj ne thonjëza komplikim qe i është bere skenës politike shqiptare ku kemi 3 faktorë, kemi PD, LSI dhe PS. Unë do thoja qe do ishte mire te shkëputeshim nga nje fenomenologji qe ka nisur nga 2009, te treja këto forca te konkurronin me flamurin e tyre dhe te merrnin votat qe u takon dhe jo te dilnin para elektoratit me formula koalicionesh. PD padyshim do dali e vetme para elektoratit, e vetme me te gjithë aleatet e mundshëm qe ajo do mund te grumbulloje, partitë qe kane qene tradicionalisht aleate te saj dhe te matet para shqiptareve me besim, unë kam besim, te matet pikërisht me votën e saj ne skenën politike.

Por përtej koalicionit, hartimit te programit apo edhe denoncimit te problemeve te qeverise, per Rulin Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, duhet te zgjidhe disa problematika brenda vetes.

PD vjen nga 2013 ku pësoi nje humbje elektorale, te cilën duhet ta lexoje se per cilën arsye elektorati, nuk e votoi. Pra e thënë ndryshe, PD duhet t’u tregoje shqiptareve qe jo vetëm është ndryshe nga modeli Rama i qeverisjes, por qe PD ka reflektuar dhe është ndryshe edhe nga ajo qe ka qene para 2013.

–        A e ka treguar këtë ne fakt ?

Besoj se po e bën. Unë dua te insistoj qe kjo duhet bere, këtu duhet te ketë fitimin e nje besimi te sinqerte nga elektorati.

-Cila është rruga sipas jush?

Rruga është pikërisht sjellja politike qe ke, fjala politike qe thua dhe bindja qe fiton mbi bazën e saj. Duhet te jete me konsistente ne disa qëndrime te nisura prej saj dhe ne pothuajse kemi hyre ne fushatën elektorale, edhe një vit e pak na ndan nga ajo, duhet te jete me dinamike ne organizmin e brendshëm te saj, te zgjidhi problemet e lodhjes se brendshme, brenda per brenda qe ka pasur ne keto 2 vjet, ne mënyrë qe te jete një detachment i përgatitur per nje beteje te vështire, siç do jete fushata e ardhshme elektorale.

Por qe prej 2013 kur humbi betejën e zgjedhjeve te përgjithshme, sipas Rulit demokratet ia kane dale te sqarojnë njerëzit përballë propagandës mashtruese te qeverise, qe tenton te zbukuroje nje realitet qe është i nxire duke parashtruar edhe alternative e saj se si zgjidhen problemet, e ne këtë beteje 2-vjeçare te opozitës, Ruli vlerëson nje arritje te rëndësishme.

Po te marrim ka qene iniciativa e PD e konkluduar me sukses deri ne nivel ligji për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës, ndërsa une shoh shume pak vullnet nga mazhoranca per ta realizuar, kjo besoj qe është nje nga kontributet me te mëdha qe eshte dhënë nga opozita ne këto vite.

Edhe pse zgjedhjet jane qershorin e vitit te ardhshëm, qe prej nisjes se 2016, PD po punon per një aksion disa planesh nga hartimi i programit, tek turi qe kryetari Basha pritet te nise neper Shqipëri, e deri tek protestat qe demokratet do zhvillojnë ne çdo qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.