Subscribe

Pasi përshëndeti vendimin e Edi Ramës për të mbështetur hapjen e listave, Rudina Hajdari u shpreh e zhgënjyer me refuzimin e Lulzim Bashës. Në bashkëbisedimin me gazetarët, deputetja e opozitës parlamentare solli në kujtesë premtimin e pambajtur nga kryedemokrati, bërë tre vite më parë në të ashtuquajturën “Çadra e Lirisë”.

Edhe pse thotë se as heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe ulja e pragut elektoral nuk janë propozime të saj, ajo i mbështet ato..

Me shpresën se në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 qytetarët do të kenë mundësinë t’i zgjedhin vetë deputetët që do t’i përfaqësojnë, Rudina Hajdari po sheh mundësinë e krijimit të një partie.

E vendosur për të futur në rrugë institucionale ndryshimin e sistemit, nga ai propocional rajonal me lista të mbyllura në të hapura, deputetja e Partisë Demokratike i shtriu dorën e  bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës për ta çuar para këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *