Subscribe

E ftuar ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Rudina Hajdari, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit për listën e Nisma Thurje, u shpreh se të dyja krahët e partive të tjera krijojnë ankth teksa bëjnë fushatë në Elbasan.

 

Hajdari e ka quajtur një luftë muskujsh betejën e tyre elektorale.

 

“Ne operojmë duke talkuar njerëz, e bëjmë shumë të hapur fushatën. Ndërsa këto shkojnë si një bandë partish, militantët të cilët turren dhe krijojnë zhurmë dhe kjo lloj zhurme, e cila midis partive krijon një lloj arene që i ngjan një lufte boksi midis 2-3 partive. Dhe këta janë në arenë pë rtë treguar muskujt qytetarëve, apo qarkut dhe pjesa tjetër e qytetarëve të krijojnë një lloj tifozllëku. Këta krijojnë ankth, tifozllëk midis militantëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *