Subscribe

Te gjithe anetaret e opozitës munguan mbrëmjen e se henes ne mbledhjen e komisionit te reformës zgjedhore, por ky do te mbetet nje episod i vecuar pasi bashkekryetarja e komisionit te reformes zgjedhore Rudina Hajdari ka konfirmuar se do te jene pjese e mbledhjes se ardhshme.

 

Dhe ceshtja qe do te vendoset per diskutim do te jete ndryshimi I sistemit zgjedhor.

Opozita e re ka vendosur te mbështesë propozimin e nismës Thurje per nje sistem proporcional te pastër me lista te hapura

 

Rudina Hajdari e ka bere te qarte se duhet nje reforme zgjedhore reale, e jo nje marrëveshje mes PD e PS.

 

Te henen per me shume se nje ore partia socialiste priti përfaqësuesit e opozites qe te shkonin ne mbledhjen e komisionit te reformes zgjedhore, por përveç Nimet Musait askush tjetër nuk shkoi.

 

Burime nga opozita sqaruan per Vizion Plus se deputetet e opozitës vendosen te mos shkonin ne mbledhje pasi ende komisioni nuk ka nisur te shqyrtoje ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili përben kërkesën e vetme te opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *