Bashkëkryetarja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari u shpreh kundër propozimit të PD-së për financim 100% të partive politike nga buxheti i shtetit.

 

Hajdari tha para mediave se synimi kryesor I opozitës parlamentare mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

 

“OSBE është shprehur gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar, por edhe ekspertët që ishin aty. Propozimet nga opozita parlamentare dhe jashtë parlamentare ishin konkrete. Ndryshe nga më parë, jemi të kënaqur që opozita jashtë parlamentare qëndroi deri në fund, pasi komunikim me zotin Kaso. Financimi 100% është një nga propozimet e tyre kyce, por t’u kërkohet shqiptarëve të paguajë për partitë nuk është e drejtë. Mund të krijojë një treg të zi akoma më problematik. Duhet të ketë një vullnet të qartë për këtë propozim, nëse nuk bëhet do ta thellonim krizën për infiltrimin e lekëve të pista. Duhet të jemi më realist dhe konkret, mos i kërkojmë shqiptarëve të financojnë edhe buxhetin për partitë. Ne duam vërtetë një reformim zgjedhor tërësor, por ndryshimi i sistemit është ai që do të zbuste rolet e kryetarëve të partive.”

 

Sipas Hajdarit, ligji I partive politike për përmirësim të financimit gjatë fushatave zgjedhore nuk e zgjidh problemin e shqiptarëve. Ajo theksoi se opozita parlamentare gëzon mbështetjen e shoqërisë civile për ndryshimin e sistemit dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkojnë mbështetejn e Metës për referendum.

 

“Ligji i partive politike me përmirësime të mira për financimin e zgjedhjeve nuk i zgjidh të gjitha problemet tona. Kemi mbështetje nga shoqëria civile për ndryshimin e sistemit, dhe nëse është e nevojshme do ta çojmë deri në referendum. Ne jemi të vetëdijshëm që partitë kryesore nuk duan ndryshimin e sistemit. Referendumi është i vështirë, por ndoshta edhe me mbështetjen e Presidentit mund ta realizojmë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *