Pas 2 orë e gjysmë diskutimesh për ndryshimet kushtetuese, përfundon mbledhja e Këshillit Politik. Gjatë një komunikimi për mediat, Rudina Hajdari theksoi se listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të forcuar demokracinë në këtë vend.

Sa iu përket propozimeve të opozitës së bashkuar, Hajdari deklaroi se është dakord që listat të hapen plotësisht, por duhet të konsultohet me opozitën parlamentare për kërkesat e tjera.

“Listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të forcuar demokracinë në këtë vend. Kemi dy vite me radhë që të bindim opozitën jashtë parlamentare dhe maxhorancën. Tani kemi tre palët që janë për listat e hapura. Ne jemi dakord për listat e hapura 100%, për sa i përket propozimeve të tjera do konsultohem me opozitën parlamentare. Më në fund erdhi tek qëndrimi ynë dhe Partia Demokratike dhe u bashkua në këtë kauzë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *