E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rudina Hajdari: Jam kërcënuar me jetë, merrni masa para se të ketë të vrarë

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e parlamentit se ishte kërcënuar me jete.

Hajdari tha se kërcënimi ishte bërë në zyrën e saj.

Reklamë

Ajo kërkoi që institucionet të marrin masa përpara se të kishte ndonjë person të vrare.

 

 

Nuk mund të ndodhë në vitin 2019 që deputetët të kërcënohen, aq me tepër një femër. Ka patur raste në zyrën time që kanë hyrë persona dhe më kanë kërcënuar. Ju lutem, zoti kryetar, merrni masat përpara se të kemi ndonjë viktimë në Parlament. Asnjë deputet të mos hyjë pa u kontrolluar dhe të mos lejohen të hyjnë deputetë me njerëz të tjerë dhe të shantazhojnë kolegët”, iu drejtua Hajdari, kreut te kuvendit Ruci.

 

Ky i fundit duke iu drejtuar deputetes se re, pohoi se i ka kerkuar punonjesve te sherbimit te Kuvendit te bejne sic duhet detyren e po ashtu shqetesimi i eshte percjelle Ministrise se Brendshme.

 

 

Më shumë video

Reklamë