Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka paralajëmruar këtë të shtunë se është gati që të djegë madnatin e saj si deputete.
Në kuadër të 8 dhjetorit, deputetja demokrate teksa kreu homazhe në Qytetin Studenti në bustin e të atit, deklaroi se ajo është gati ta bëjë këtë sakrificë për t’iu bashkuar studentëve që po protestojnë kundër tarifave.
Deputetja Hajdari tha se nuk është kthyer në Shqipëri për psotin e deputetes por për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj dhe do të çojë deri në fund amanetin e të atit.
“Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin tim për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund. Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është tek Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë t’i bashkohemi studentëve. Falënderoj ish-studentët e dhjetorit, si dhe çdo njeri që luftoi për demokracinë, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, për një demokraci që nuk zhvat dhe largon të rinjtë jashtë Shqipërisë.”
Më tej ajo tha se njerëzit kanë humbur shpresën tek politikanët, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë.