Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari u largua nga mbledhja e Këshillit Politik, para se ajo të përfundonte. Mësohet se e braktisi takimin për arsye familjare. Ajo nuk u prononcua për mediat.
Por në rrjetet sociale komentoi qëndrimin që mbajti ambasadorja amerikane, Yuri Kim për votimin e 30 korrikut në Parlament.
“Shumë dakord me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara e cila meriton falenderime për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në këtë proçes. Mbas votimit të nesërm të ndryshimeve Kushtetuese, liderët duhet të mbajnë fjalën për hapjen e listave 100% dhe përfundimin e një reforme zgjedhore e cila garanton barazinë e garës, votën e lirë dhe leximin e drejtë të vullnetit të qytetarëve. Personalisht do të vazhdoj të angazhohem fort për këto parime të cilat do të sjellin ndryshimin!”