Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh urimi për pavarësinë e Kosovës. Përmes një letre urimi dërguar homologes kosovare, Vjosa Osmani, Ruçi tha se pavarësia u arrit nga lufta e UÇK dhe nga sakrifica e qytetarëve.

 

“Ju uroj nga zemra këtë ditë të shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Pavarësia e Republikës së Kosovës është realizimi i aspiratave të vëllezërve kosovarë për të pasur shtetin e tyre demokratik, për të vendosur për të ardhmen e vet dhe për të kontribuar në zhvillimin, mirëqenien, paqen dhe sigurinë e Republikës së tyre dhe në rajon e më gjerë. Pavarësia e Republikës së Kosovës u arrit me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificat e qytetarëve si edhe jetët e mijra dëshmorëve të saj, të cilët shqiptarët, kudo ku jetojnë, do t’i kujtojnë e nderojnë përjetësisht.”

 

Ruci vlerësoi edhe mbështetjen e dhënë nga ndërkombëtarët për tu arritur pavarësia e Kosovës. Nga politika shqiptare kanë uruar edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *