E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ruçi uron 8 Marsin: Fuqizimi i grave dhe vajzave çështje e të gjithë shoqërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar gratë dhe vajzat e Shqipërisë për  8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

 

Kryeparlamentari Ruçi në mesazhin e tij shkruan se fuqizimi i grave dhe vajzave është  çështje e të gjithë shoqërisë.

 

“Të gjithë përulemi me respekt e nderim të thellë para grave dhe vajzave shqiptare dhe kontributit të tyre për forcimin e familjes, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Një urim të veçantë kam për gratë dhe vajzat shqiptare në Diasporë dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur e zhvilluar identitetin, vlerat dhe kulturën shqiptare. Fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është vetëm çështje e tyre, por çështje  e të gjithë shoqërisë. Fuqizimi ekonomik i grave sjell zhvillim, mirëqenie e demokratizim dhe ngushton pabarazinë. Barazia gjinore është kuintesenca e barazisë dhe drejtësisë sociale. Por thelbi i barazisë gjinore është barazia ekonomike dhe për këtë duhet të punojmë e t’i përkushtohemi më shumë.  Arsimi dhe punësimi janë rrugët më produktive të fuqizimit të grave dhe vajzave. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë po harton ligje që mbështesin, nxisin e favorizojnë  pjesëmarrjen ekonomike e shoqërore të grave dhe vajzave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë