Subscribe

Në Ditën e Europës kryetari i Kuvendit Gramor Ruçi është i qartë kur flet mbi akuzat që i bëhen Shqipërisë nga deputetë europianë. Sipas tij, krimi, prostitucioni dhe trafiku i drogës nuk janë fenomene që lindën në Shqipëri, por u eksportuan nga Europa.

 

“Ndonjëri mund të më quaj edhe nostalgjik mua meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as prostitucion, as korrupsion dhe as kriminalitet dhe të gjitha këto fenomene, ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë të hapnim, siç u hap, ose të mbanim diktaturën dhe të jetonim mbyllur pa këto fenomene. Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, i gjetëm mes evropianëve.”

 

Kryeparlamentari i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë deputetit holandezë, i cili pak ditë më parë foli për kriminalitet shqiptar ne vendin e tij.

 

“Në qoftë se është një njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja, në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia vjen nga Holanda, tregu është në Holandë se është e ligjëruar, dhe unë nuk akuzoj Holandën, që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojë mua si shtet, si vend me këto, por të më vlerësoj përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit.”

 

Gramoz Ruçi theksoi se mazhoranca dhe opozita duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët për hapjen e negociatave për anëtarësim. Megjithatë, ai nuk është 100% i sigurt për vendimin e Këshillit Europian në qershor.

 

“Ose të ketë një Po të pakushtëzuar sipas vendimit të rekomandimit të KE dhe ne për këtë punojmë, ose maksimumi, për problem të tyre, jo tonat, të vendeve të veçanta apo të tërë BE, maksimumi mund të ketë një shtyrje të vendimit deri në fund të vitit.”

 

I pyetur mbi hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ruçi vlerësoi aktin e dorëzimin të mandatit të deputetit. Xhest të cilin sipas tij, asnjë deputet nuk e ka bërë në 27 vite pluralizëm.

 

 “Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj sa i përket akuzës, ajo mbetet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish deputetin Tahiri, apo ish-deputeti Tahiri pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë.”

 

Në një moment delikat të zbatimit të reformës në drejtësi, kryetari i Kuvendit i bëri apel komisioneve të Vettingut të shpejtojnë procesin e verifikimit të gjyqtarëve, me qëllim ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *