Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Ruçi: Tolerenca e besimeve, mësim për tolerancën politike

11 Gusht 11:57

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një mesazh urimi e reflektimi besimtarëve myslimanë shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

 

Kryeparlametari ka lëshuar një mesazh edhe për klasën politike ku shprehet se ka ardhur koha që të kapërcehen mosmarrëveshjet e konfliktet.

 

“Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit  mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet,  ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptohemi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërimit, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë. Toleranca fetare e myslimanëve dhe gjithë besimtarëve shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpunimin midis individëve, forcave politike dhe institucioneve në të mirë të Shqipërisë.”

 

 

Mesazhi i kreut të Kuvendit

“Dita e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar, që sjell dritë, buzëqeshje e shpresë në sytë e çdo besimtari. Prej kohësh, kjo festë i ka kapërcyer kufijtë e  Islamit, madje edhe kufijtë e besimeve fetare, dhe ka bujtur në çdo vatër shqiptare, si një kujtesë e vlerave të  përbashkëta me njeri-tjetrin, fqinjët dhe popujt e tjerë dhe tregues i rrënjëve të përbashkëta të besimeve fetare në botën e sotme. Myslimanët shqiptarë, ashtu si dy miliard besimtarët myslimanë të globit, e përjetojnë Kurban Bajramin si një festival sakrificash dhe shprese për arritjen e lumturisë. Kjo ditë është një shfaqje e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, dashurisë për të tjerët, nevojtarët, të pamundurit dhe të varfërit.”

 

Është detyra jonë të kontribuojmë që këto vlera të besimtarëve të përshkojnë gjithë shoqërinë dhe t’i jetërsojmë ato në politikat tona për zhvillimin social e njerëzor, në shërbimet sociale e shëndetësore.

 

Modernizimi i shërbimeve dhe i jetës  publike e private mund e duhet të harmonizohet më mirë e më natyrshëm me humanizmin, bujarinë,filantropinë dhe përkushtimin e  besimeve dhe besimtarëve ndaj të mirës komunitare e publike.

 

Le të mësojmë të gjithë nga toleranca e myslimanëve shqiptarë, të cilët po rrëzojnë mitet e gabuara mbi Islamin dhe po afirmojnë vlerat e tyre properëndimore, proeuropiane e prodemokratike.

 

Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit  mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet,  ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptohemi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërimit, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë.

 

Toleranca fetare e myslimanëve dhe gjithë besimtarëve shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpunimin midis individëve, forcave politike dhe institucioneve në të mirë të Shqipërisë.

 

Besimi në librat e shenjtë të na shërbejë për të konsoliduar besimin te Kushtetuta, ligjet e parimet tona demokratike, në shërbim të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

 

Myslimanët shqiptarë meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithë shoqërisë për urtësinë dhe nderimin ndaj besimtarëve e besimeve të tjera dhe përulësinë e dedikimin e tyre ndaj shqiptarisë.

 

Le ta dëshmojmë nderimin tonë për këtë ditë të shenjtë, duke ushqyer bashkimin mbi ndarjen, shpresën  ndaj humbjes së besimit, gëzimin ndaj dëshpërimit, bujarinë mbi makutërinë, sakrificën ndaj egoizmit dhe, mbi të gjitha, madhështinë  e Shqipërisë ndaj vogëlsisë së interesave partikulariste të ditës.”, shkruan në mesazhin dhe refleksionet e tij me rastin e Kurban Bajramit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Besimtare Gramoz Ruçi Kurban Bajrami Urim

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses me lot në sy kërkon falje: Vajza ka probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK “koka” e grupit kriminal

më shumë...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më të dobta, ka marrë vendime të diskutueshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.