E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi takon Pendarovskin: Na bashkon e ardhmja europiane

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot pasdite Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

 

Ruçi nënvizoi se Shqipëria është një fqinje dhe mike e madhe, e sinqertë dhe e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Reklamë

“Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët parlamente që ratifikoi Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të dy popujt dhe vendet tona i bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne duhet të bashkëpunojmë sespe kështu i përballojmë më mirë e më lehtë sfidat e përbashkëta që kemi përpara. Bashkëpunimin e shkëlqyer politik duhet ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik. Vendimi i Këshillit Eurupian nuk na dekurajon, por na bën të shohim përpara, drejt së ardhmes. Vendet tona kanë vetëm një plan A për të ardhmen dhe ky është destinacioni i Bashkimit Europian. Ne inkurajojmë qëndrimet konstruktive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e tyre në shërbim të zhvillimit, prosperitetit dhe integrimit europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne mendojmë se është në interes të Maqedonisë së Veriut të bëjë ç’është e mundur për të mbështetur të drejtat kulturore e arsimore të shqiptarëve në kuadër të implementimit të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit. Vlerësojmë punën e bërë deri tani për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe besojmë se zbatimi i duhur i Ligjit për gjuhët dhe vendosja e shpejtë e mekanizmave të monitorimit do të siguronin një qasje më të mirë dhe më të drejtë në shërbime për shqiptarët.”

 

Presidenti Stevo Pendarovski falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin për bashkëpunimin midis të dy vendeve.

 

“Vendosa me dëshirë që vizitën e parë në vendet fqinje ta kryeja në Shqipëri. Ju falenderoj për ratifikimin e menjëhershëm të Protokllit të anëtarësimit tonë në NATO sepse anëtarësia në këtë Organizatë është jetike për Republikën tonë. Ne u jemi mirënjohës shqiptarëve për përfshirjen, kontributin dhe mbështetjen për reformat dhe avancimin tonë drejt familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për sjelljen europiane dhe të pjekur ndaj pakicës maqedonase-veriore në vendin tuaj. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveçse anëtarësimit në BE. Ne duhet të mbështesim njeri-tjetrin dhe kështu e shpejtojmë dhe lehtësojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.”,

Vazhdo të lexosh

Reklamë