Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u prit këtë të mërkurë nga Presidentja e Senatit të Holandës, Ankie Brokers-Knol.

 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi , në fjalën e tij, u shpreh se Shqipëria i ka realizuar detyrat e shtëpisë dhe se është gati për të çelur negociatat.

 

Ndërsa,kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se perspektiva europiane e Shqipërisë nuk duhet të dëmtohet nga interesat e fuqive joeuropiane, të cilat, sipas tij, kërkojnë të devijojnë  perspektivën europiane të rajonit.

 

Presidentja e Senatit të Holandës Ankie Brokers-Knol, nënvizoi se Holandën dhe Shqipërinë i lidh një miqësi e hershme  dhe e fortë e bashkëpunimit për paqen dhe progresin.

 

“Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vettingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam  e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Brokers-Knol.

 

Të dy delegacionet shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Shqipëri, arritjet konkrete në  pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, zhvillimet dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e  Shqipërisë, si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *