E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ruçi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Rikard Ljarjas

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi reagoi mëngjesin e kësaj të marte për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja. Ai shprehu ngushëllime për familjarët e tij dhe e quajti një emblem të kinematografisë dhe artit shqiptar.

“Ne jemi rritur me personazhet e Ljarjes midis nesh. Ai ka frymëzuar e do të frymëzojë brezat me jetën dhe me personazhet e tij. Me veprën e vet, Rikard Ljarja na la kumtin se madhështia krijohet prej thjeshtësisë dhe përsosmëria prej përkushtimit. Peng për të gjithë ne që nuk e përcjellim siç e meritonte.”

Reklamë

Rikard Ljarja, ndërroi jetë mbrëmjen e të hënës. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ljajra është bashkëshorti i një tjetër aktoreje të njohur, Marjeta Ljajra.

Rikard Ljajra ka luajtur dhjetëra role në kinematografinë shqiptare me interpretime brilante, shumë prej të cilëve kanë mbetur në memorien e të gjithëve.

Më shumë video

Reklamë