E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ruçi: Qeverinë e zgjedh populli

Menjëherë pas qëndrimit të opozitës për ftesën për dialog te mazhorancës, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. Ne emër te koalicionit qeverisës, ai thekson se mazhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ruçi pranon se ka shumë për të folur edhe për katër pikat e propozuara e te shtruara nga opozita dhe se shumica parlamentare është e gatshme të ulet në kuvend, në komisione apo ku të dëshirojë Partia Demokratike. “Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje në interes të vendit e të qytetareve; Por, kush është në qeveri e kush në opozite, e vendos vetëm populli me votën e tij” – përfundon reagimin ne emër te mazhorances, Gramoz Ruçi.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë