E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ruçi: Jo shtyrje zgjedhjesh, pushteti merret me votë

Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ka dhëne mesazhin e qartë se po krijohet një krizë politike në vend si ajo e vitit 1997. Teksa ka mbetur edhe një muaj nga mbarimi i mandatit të presidentit aktual, Bujar Nishani, Ruçi tha se ka nga ata që nuk duan që të zgjidhet Presidenti i ri.

 

Reklamë

Kreu i grupit parlamentar te Partisë Socialiste i beri thirrje opozitës te heqë dore nga kërkesa per qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve duke i kujtuar se pushteti merret vetëm me vote.

 

Deklaratat, Ruçi i bëri gjatë një aktiviteti në Njësinë Administrative Portez në Bashkinë Fier ku 501 banorë të zonës kanë marre sot lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre.

 

 

Më shumë video

Reklamë