E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ruçi nga Prishtina: Të evropianizojmë Ballkanin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në  Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë i organizuar në Prishtinë.  Pjesë të këtij forumi ishin edhe kryetaret e parlamentit të Kosovës dhe Maqedonisë.

 

Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë këto institucione si ne Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së tij Ruçi bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Evropian duke evropianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Evropën.

 

Ruci dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore të të shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë.

 

Ndërsa sa i përket situatës ne Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Vazhdo të lexosh

Reklamë