E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ruçi: Në zgjedhje, edhe pa opozitën

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen ne 18 qershor edhe pa opozitën. Deklarata vjen nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nje ditë pas dështimit të takimit të dytë mes Ramës dhe Bashës.

 

Nga Fieri, Ruçi komentoi edhe negociatat me opozitën, teksa shprehu besimin se Basha do ta pranojë marrëveshjen e ofruar.

 

Ndërsa ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, tha nga Dibra se me bojkotin e opozitës, gara e fortë e PS në 18 qershor, do të jetë me LSI. Beqaj akuzoi në fund Partinë Demokratike se ka si qëllim kryesor të protestës, bllokimin e vetingut.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video