Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Maqedoni. Ai është takuar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin dhe me Grupin Parlamentar të Maqedonisë.

 

Në deklaratën e përbashkët për mediat me kreun e Kuvendit të Maqedonsië, Ruçi deklaroi se gjatë takimit shprehu vlerësime për marrëveshjen e arritur të Prespës mes qeverisë maqedonase dhe asaj greke si dhe për të gjitha përpjekjet që po bëhen për ndryshimin e emrit dhe për integrimin.

 

Ai njoftoi gjithashtu se gjatë takimit të dyja vendet shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në aktivitetet ndërparlamentare për anëtarësimin në BE.

 

“Përshëndetëm arritjet e Marrëveshjes së Prespës dhe të gjitha përpjekjet që po bëhen në drejtim të ndërrimit të emrit që do ti hapë rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. I garantova kryetarit të Kuvendit mbështetjen e plotë të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Gjithashtu të dyja palët e shprehëm gatishmërinë tonë në drejtim të bashkëpunimit në aktivitete ndër parlamentare për anëtarësim në BE. Sigurisht një vend të rëndësishëm zuri situata në Ballkanin Perëndimorë, me ç’rastë nënvizuam se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu. Shprehën shqetësimin e përbashkët për rritjen e tensionit mes Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria dhe Maqedonia po japin kontribut stabilizues për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”

 

Ndërsa Talat Xhaferi nga ana tjetër theksoi se vetëm me dialog mund të përmbyllen çështjet e hapura me fqinjët.

 

“Si dy vende fqinje bashkëpunojmë edhe në drejtim të integrimit të vendit në BE dhe NATO. Bashkë konstatuam se vetëm me dialog mund të përmbyllen çështjet e hapura me fqinjët dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen problemet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *