E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi me presidentin e Bundestagut: Prioritet zbatimi i reformave

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u pritën këtë të martë nga Presidenti i Bundestagut, Schauble.

 

Gjatë takimit të zhvilluar Schauble rikonfirmoi para kreut të Kuvendit edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave.

 

Reklamë

Ai theksoi se Bundestagu po ndjek nga afër progresin e Shqipërisë në lidhje me reformat.

 

Ndërsa nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi theksoi se Shqipëria është e vendosur për zbatimin e reformave.

 

Sipas Ruçit, prioritet për qeverinë janë zbatimi i reformës në drejtësi si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë