E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi me Ambasadoren e Greqisë: Bashkëpunimi ynë duhet të thellohet

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

 

Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadoren Sourani për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis të dy vendeve.

 

Reklamë

“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë miidis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Ambasadorja Sourani e falenderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributin personal në përmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

 

“Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve.”, nënvizoi Ambasadorja Sourani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë