Subscribe

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruci ka paralajmëruar me shkarkim te gjitha institucionet e pavarura qe zgjidhen nga parlamenti nese nuk bejne detyrën. Gjate nje takimi me drejtuesit e ketyre institucioneve Ruci e beri te qarte se kuvendi do te marre masa ne rast se neglizhohen detyrat qe i ngarkon ligji, kuvendi nepermjet rezolutave apo edhe detyrimet qe lidhen me integrimin ne Be.

 

Gramoz Ruçi: Nuk kam kohe dhe moshe te turpërohem se nuk kam kohe ta korrigjoj, se cfare do te beje mazhoranca apo deputetet me voten e tyre, eshte e drejta e tyre. Por une si qytetar shqiptar dhe deputetet shqiptare me kane zgjedhur ne krye te parlamentit, kam nje sektor  per monitorimin tuaj, ata do te bejne detyren dhe une kam pergjegjesine ligjore qe ti them ashtu sikurse  jap verdiktin per zgjedhjen tuaj te bej minimum propozimin per shkarkimin tuaj.

 

Gjate takimit, Agron Tufa i cili drejton institutin e studimeve per krimet e komunizmit kerkoi marrjen e masave nga kuvendi ndaj deputetit socialist Spartak Braho.

 

Agron Tufa: Une desha zoti kryetar qe ketij deputeti, e kam fjalën per zotin Braho ti terhiqet vërejtje, sepse une mendoj qe nje deputeti nuk mund ti hiqet verejtje vetem per sherrin ne sallen e parlamentit  por edhe kur fyen, kërcënon dhe shantazhon.

 

Gramoz Ruçi: Kostot tona qe jemi publik duhet te dime ti ndajme gjerat dhe te mos kerkojme qe dikush ten a behet avokat i kesaj ceshtje, apo une te thërras si kujdestar konvikti deputetin. Deputeti eshte deputet, une jam njeri prej tyre”

 

Taulant Balla: Per fyrje do ti drejtoheni gjykatës, per shantazh prokurorisë”

 

Pak dite me pare gjate mbledhjes se komisionit te ligjeve deputeti Braho kerkoi shkarkimin e Agron Tufes pasi sipas tij e ka shndërruar institutin ne nje seksion te ballit kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *