Subscribe

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu ka dërguar këtë të hënë një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Ky komision ngrihet për të zgjedhur anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Komisionieri, anëtarët e Rregullatorit dhe KAS.

“I nderuar zoti Kryetar, bazuar në menin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision tëposaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.”

Ai nënvizon mes të tjerash se propozimin për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqesin pranë Kuvendit brenda datës 9 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *