E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi hedh votën: Humbësi të pranojë rezultatin pa panik

Pas presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, votoi edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

 

Ai hodhi votën në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik. Kreu i Kuvendit bëri apel që të pranohet rezultati nga të dyja palët.

 

Reklamë

 “Sot nuk është dita jonë, e politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Unë kam bindjen se sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit që do japë sovrani. Nga nesër e tutje do ketë një fitues dhe një humbës. Nga nesër, fituesi të administrojë fitoren pa eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë