Subscribe

Gramoz Ruçi, e quajti te pazakonte protestën ne seancën plenare. Sipas tij, ajo çka ndodhi më 18 Dhjetor në sallën e parlamentit, nuk është parë asnjëherë në 27 vite pluralizëm. Dhuna e ushtruar nga opozita gjatë votimit të Prokurores së përkohshme-tha Ruci, ishte e pajustifikuar dhe e panjohur më parë.

 

 “Kam 27 vjet deputet në këtë Parlament, kam qenë në rolin e mazhorancës dhe të opozitës. Në atë Parlament shumë gjëra kanë ndodhur, por tre janë më të rëndësishmet, asnjë nga opozitat e deritanishme nuk kanë bërë që simpatizantët t’i kundërvihen policisë. Në asnjë rast s’ka ndodhur që deputetët të përdorin mjete të forta, deri në këpucë, drejt kabinetit qeveritar. Në asnjë rast nuk ka ndodhur ushtrim dhune ndaj deputetëve për të privuar të drejtat e tyre si parlamentar për të ushtruar detyrën e tyre.”

 

Kreu i Kuvendit ka sqaruar edhe votimin që deputetë socialistë kryen, duke përdorur kartat e kolegëve të PD-së.

 

Zgjedhja e kryeprokurores Arta Marku, për numrin një të Kuvendit ishte tërësisht e ligjshme megjithë pretendimet e opozitës për votim antikushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *