Bashkëpunimi më i mirë mes vendeve që aderojnë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe përballje të suksesshme me sfidat globale. Në punimet e asamblesë në Tiranë, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi theksoi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes vendeve në të gjithë sektorët. Sipas tij, bota po kalon në një kohë sfidash globale dhe vendet e Detit të Zi nuk janë të paprekshme prej tyre. “Bashkarisht do të mbështesim edhe njëherë qeveritë në përballjet me sfidat e vështira si varfëria, pabarazia, korrupsioni, emigracioni, krimi i organizuar, terrorizimi, ekstremizmi i dhunshëm”, tha kreu i kuvendit të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *