E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rubio “fshikullon” Millorad Dodik: Veprimet e presidentit të republikës Sërpska, përbëjnë kërcënim për sigurinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rubio iu bëri thirrje edhe partnerëve në rajon të jenë bashkëpunues.

Reklamë

“Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, tha Rubio.

Dodik dekretoi në 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska të cilat ndalojnë punën e autoriteteve më të larta të Bosnjës në territorin e entitetit serb. Duke iu përgjigjur reagimit të Ambasadës amerikane në Sarajevë, e cila shprehu shqetësim, Dodik pretendoi se administrata Trump nuk mban qëndrime të njëjta me administratën e kaluar Biden.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së tensioneve në javët e fundit. Aktualisht EUROFOR ka rreth 1500 trupa në Bosnjë.

Tensionet janë rritur pas një vendimi të Gjykatës së Bosnjës për të dënuar me burg Dodik dhe ndalimin e tij për disa vite nga postet zyrtare. Liderët në Sarajevë dhe mbështetësit perëndimorë të Bosnjës kanë akuzuar udhëheqësit etnikë të Republikës Sërbska se po synojnë ndarjen eventuale nga Bosnja, ndonëse këta të fundit i kanë mohuar akuzat.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë