E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ruajtja e trashëgimisë baritore, studiues vendas dhe të huaj mblidhen në Shkodër

Studiues dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës, u mblodhën në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , ku u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Transhumanca dhe Trashëgimia Pastorale”.

Ajo solli në qendër të diskutimeve trashëgiminë baritore, identitetin kulturor dhe sfidat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen.

“Kërkimi shkencor dhe teknologjia mund të shndërrohen në instrumente të fuqishme për ruajtjen dhe rikthimin e vlerave kulturore në qarkullim aktiv”, tha Tonin Gjuraj, rektor i USH.

“Cili është qëllimi kryesor i rrugëve të kulturës? Promovimi  i kulturës dhe identitit evropian dhe qytetarisë”, deklaroi Roberta Alberotanza, European Cultural Heritage.

Përveç prezantimit të studimeve dhe shkëmbimit të ideve, një vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave aktuale me të cilat përballet sektori baritor. Përvojat në terren u pasqyruan nga udhërrëfyesit lokalë, të cilët ndanë realitetin dhe problematikat e përditshme të kësaj tradite.

“Problem është rënia e familjeve baritore. Plakja e popullësisë, pakësimi i kullotave”, u shpreh Flora Nakaj, udherrefyese nga Kelmendi.

 “Duhet parë me kujdes lëvizja sepse po lëvizin nga veriu në jug dhe duhen siguruar marrëveshje”, tha Bukurosh Onuzi, udherrefyes nga Tropoja.

Praktika e lashtë e transhumancës, lëvizja sezonale e njerëzve dhe bagëtive të tyre përmes rajoneve gjeografike dhe klimatike për kullota, është regjistruar zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video