Subscribe

Nëse doni te shihni te gjitha strukturat policore në një vend të vetëm, ato i gjeni në stadiumet shqiptare. Ndryshe nga çdo aktivitet tjetër sportiv në Europe, ku shoqëritë e licencuara bëjnë kontrollin e tifozëve, vendosjen e tyre në tribunat përkatëse dhe ruajtjen e qetësisë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Këtë punë e bën policia. Diçka e tillë është e habitshme edhe për drejtuesit e UEFA-s. Incidenti me i fundit në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë takimit Skënderbeu – Partizani risolli dhe një herë në vëmendje përplasjet mes tifozerive, por dhe punën e policisë. Edhe pse ende nuk ka një zgjidhje për sigurinë në stadiumet shqiptare Loka thotë, se kjo është një kosto e papërballueshme për policinë. Prej disa vitesh urdhri i ministrit të brendshëm përcakton fare qartë, se policia qëndron jashtë ambienteve të stadiumit, por urdhri mbetet vetëm në letër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *