Mbyllen hetimet për dosjen e hapur në prokurorinë e posaçme ndaj ish sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

 

Kjo e fundit përfitoi një rryshfet prej 330 mijë lekësh për të favorizuar një shoqëri në tenderin e mbikëqyrjes së rindërtimeve të disa qendrave shëndetësore.

 

Ka qenë Laura Shteto, specialistja pranë kësaj ministrie, ajo e cila i dorëzoi Duros, shumën e parave që kishte për qëllim pikërisht favorizimin e kompanisë private që do të kryente punimet.

 

Shteto i siguroi paratë nga Vladimir Topi, i cili ishte administratori i kompanisë. Po ashtu i bashkëpandehur në këtë çështje është edhe inxhinieri, Silvi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *