E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rrumbullaku: SHÇBA jo ”kamxhik”

Drejtori i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, Muhamet Rrumbullaku, i emëruar në detyrë nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, raportoi para komisionit të sigurisë kombëtare për punën e institucionit që drejton.

 

Ish-oficeri karrierës në polici, në kohën e qeverisë se Partisë Demokratike i rikthyer në detyrë rreth 2 muaj më parë, kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Sipas burimeve Rrumbullaku është shprehur se SHÇBA është përdorur në të kaluarën si një “kamxhik” për të goditur efektiv të caktuar ndaj dhe kërkoi që ky institucion të jetë i pavarur nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme.

 

Në komision pati edhe debat mbi lëvizjet e ditëve të fundit në policinë e shtetit ndërkohë kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave theksoi se, nëse nuk shtohet personali që ai ka në varësi, atëherë procesi i vetingut në radhët e policisë do të marrë 5 vite.

Më shumë video

Reklamë