Subscribe

Muhamet Rrumbullaku u emërua sot drejtor i Policisë së Shtetit, duke pasuar në këtë post Gledis Nanon, i cili u shkarkua për mospërmbushje të objektivave.

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me strukturat e policisë, i ka vënë kushte Rrumbullakut, duke i lënë 100 ditë afat për të dalë nga udhëkryqi, ndërsa i la si porosi që telefonatave për ndërhyrje mos u përgjigjet.

 

“Brenda 100 ditëve policia e shtetit duhet të dalë nga ky udhëkryq kur ndodhet. Ashtu si e ka pasur edhe drejtori i mëparshëm mbështetjen e plotë politike e keni. Telefonatave ju keni për detyrë t’i përgjigjeni për kërkesa në telefon nuk keni detyrë t’i përgjigjeni. Nga cilido qoftë. Ditën që unë do ju marr në telefon për të ndërhyrë atëherë keni të drejtë që ta bëni por kjo nuk do të ndodhë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *