Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

 

Kështu gjatë kësaj jave, 19 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.

Janë ndëshkuar me masë administrative 9657 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.

42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë. Janë bllokuar 15 automjete, për detyrime të pashlyera, ose për mungesë dokumentacioni./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *