Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së kaluar ka vënë në pranga 48 shofere nën akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.
Sipas policisë 13 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Gjithahstu në kuadër të masave të sigurisë janë janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.
Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, , 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 32.
Ndër të tjera uniformat blu kanë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme. 113 drejtues mjetesh janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve dhe 1667 drejtues mjetesh janë ndërshkuar për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.
Gjithashtu janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.





