Subscribe

Efektivët e Policisë Rrugore gjatë momenteve te ndërrimit të viteve do të kenë në fokus reduktimin e trafikut si dhe minimizimin e aksidenteve rrugore.

 

Tashmë është hartuar një plani i posaçëm për natën e ndërrimit të viteve, ku shërbimet do të jenë të ndara në terren, kryesisht për përdoruesit e alkoolit në timon.

 

GERHARD BAKA

 

SPECIALIST I POLICISE RRUGORE

 

Kemi planifikuar që shërbimet të jenë të ndara në shërbime të ndryshme dhe me plane konkrete. Do të ketë shërbime në patrullim për parandalimin e ngjarjeve rrugore. Do të ketë shërbime që kanë të bëjnë me menaxhimin e trafikut në afërsi të qëndres së Tiranës si dhe shërbime për ushtrimin e kontrolleve në lidhje me përdorimin e pijeve alkoolike dhe substancave të ndaluara gjatë drejtimit të mjetit.

 

Pas pandemisë është ulur ndjeshëm numri i personave që udhëtojnë me makinën e tyre duke qenë nën efektin e alkoolit.

 

Në rast se do të marrim preferencë përpara pandemisë, kemi patur problematike sepse kanë qënë përdorues të tepërt të alkoolit, por duke marrë për referencë periudhën gjatë, apo pas pandemisë ka një reduktim dhe ka një ndërgjegjësim të qytetarëve për përdorimin e alkoolit. Dua të theksoj që vitin e kaluar nuk kishim asnjë rast konstatimi edhe pse kishte kontrolle të shumta nga ana jonë.

 

Masat e shtuara të policisë rrugore do të vijojë edhe përgjatë dy ditëve e para të Janarit pasi në këtë kohë shumë qytetarët i vijojnë festimet deri në orët e vona të natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *