Subscribe

Me qindra drejtues automjetesh kanë rënë pre e radarëve të vendosur në rrugët e Tiranës, aksion i ndërmarrë në muajin janar nga policia e shtetit për parandalimin e aksidenteve.

Drejtuesit e mjeteve janë bafasuar me vendosjen e radarëve portativë në akset kryesore të Tiranës, ku policia po shenjëstron të gjithë ata që tejkalojnë normat e shpejtësisë.

Ekspertët denoncojne këtë aksion si një shkelje flagrante me vendimet e qeverisë, të cilat saktësojnë se në cdo rast qytetarët duhen lajmëruar me tabela të dukshme për vendosjen e radarëve.

 

ARTUR SULÇE

 

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

 

 

Radari duhet lajmëruar në pozicionin që vendoset në funskion të kategorisë së rrugës dhe akteve nënligjore siç është VKM 153 e vitit 2000 Rregullore në zbatim të Kodit Rrugor apo VKM 277 e vitit 2010 që është manuali i sinjalistikës ku përfshihet edhe radari aku ty përcaktohet se në varësi të kategorisë të segmentit rrugor vendoset tabelë informuese që pas kaq metrash keni radarë. Parimisht duhet të ketë tabelën që ka radarë.

 

Fushata të tilla, sipas ekspertëve, vetëm sa ndëshkojnë derejtuesit e mjeteve duke mbushur buxhetin me lekët e gjobave, por nuk japin garanci për uljen reale të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë  rrugore.

 

 

Nëse do ta shikojmë në historik, këto janë pjesë që në momente të caktuara bëhen disa veprime nga aktorët që merren me aksidente trrugore dhe pastaj harrohen përsëri.  

 

 

Nga ana tjetër, vetë policia pranon se ka vendosur vetëm një tabelë që tregon postbllokun, por jo radarin.

 

 

FATMIR SALLA

 

NENKOMISAR, QARKULLIMI RRUGOR

 

 

Bëhet njoftimi siç e shikoni konform të rregullave të postobllokut. Vetëm në qytet pezullojmë mbi 13 leje drejtimi, përveç atyre që nuk tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë mbi 20/km në orë, ku ligji parashikon masa administrative me gjobë. Gjobat, është një komision i shqyrtimit pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore që nëse është përsëritës është 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

 

Ndërkohë, një tjetër problem që ngrihet nga ekspertët është mungesa e sinjalistikes rrugore,  veçanërisht në institucionet arsimore apo në spitale.

 

 

GEZIM HOXHA

 

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

 

 

Natyrisht duhet një koordinimi i mirë midos bashkisë që është enti pronar i rrugës dhe policisë, pra duhet vendosur tabela sinjalistika kudo që njerëzit ta dinë se me çfarë shpejtësie ecët dhe jo me hamendje që je në qytet dhe duhet të ecët me 40 km/orë. Sepse ka shkolla spitale që shpejtësia duhet të jetë edhe 20 km/orë në funskion të studimit që është bërë të lëvizjeve të automjeteve.

 

 

Vetëm në vitin 2019, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 227 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *