2219 masa administrative janë vendosur nga policia rrugore në të gjithë qarkun e Korçës përgjatë muajit janar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të cilat 150 masa administrative janë regjistruar vetëm një ditë më parë.

 

Burime prane sektorit të policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë bëjnë të ditur se gjatë muajit të parë të këtij viti janë bllokuar 21 leje drejtimi, ndërsa 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas konsumimit të veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 

Shkeljet më të shumta të hasura gjatë këtij muaji kanë qenë ato të tejkalimit të normave të shpejtësisë, mosvendosja e ripit të sigurimit, përdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, por edhe parakalimet e gabuara apo parkimi i mjeteve në vendet e palejuara.

 

Policia rrugore e qarkut të Korçës i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u bërë burim aksidenti por edhe për të parandaluar aksidentet.

 

Problematikë gjatë muajit janar kanë qenë edhe mjetet e paligjshme të shërbimit taksi në qarkun e Korçës, për të cilat policia rrugore ka vendosur 15 masa administrative për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *