Subscribe

7 viktima dhe 11 te plagosur është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore ne vetëm 72 ore. Rrugët tona vijojnë te marrin jete njerëzish me nje shtrirje gjeografike nga veriu ne jug, duke mos kursyer as foshnjat. Ekspertet evidentojnë si problemin madhor, standardet rrugore dhe sipas tyre asnjë nga akset tona nuk është ne parametrat europiane. Nga ana tjetër, nuk konstatohet ndonjë mase shtetase nga policia per parandalimin e tyre. Por përveç standardit rrugor, problem  mbetet edhe siguria e mjetit. Duke iu referuar rasteve kur aksidentet i shkaktojnë shofere qe nuk jetojnë ne Shqipëri, ekspertet thonë se ata nuk jane familjarizuar me kodin tone rrugore. Gjate sezonit veror ka nje rritje te ndjeshme te numrit te viktimave dhe te plagosurve ne rruge. Rikthimi i emigranteve shoqërohet me aksidente, nje fenomen ky i cili nuk po gjen zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *